11 maj 2014 – Problemet e ereksionit mund të jenë shkatërruese për jetën në çift. Stresi, problemet psikologjike, shëndet, mosha, etj mund të jenë disa nga shkaktarët. Megjithatë sot, përveç mjekimeve, ka edhe regjime ushqimore për të pasur një shëndet seksual të mirë. Ja disa ushqime që mund të ngrenë nivelin e testosteronit dhe të acidit nitrik të cilat do mundësonin një funksionim të mirë erektil.
Rrepat
Rrënjët e rrepave janë të përkryera për ata meshkuj që kanë probleme ereksioni. Ato veprojnë njësoj si viagra duke shtuar acidin nitrik, i cili me pas hap enët e gjakut dhe shton fluksin e gjakut në organin gjenital.
Shalqiri
Shalqiri përmban citrullinë, e cila ndihmon për të sintetizuar një tjetër lloj acidi që quhet argininë. Ky i fundit stimulon testosteronin. Duke pasur edhe lycopen, i cili hap enët e gjakut, ky produkt është shumë i mirë për meshkujt me probleme ereksioni.
Domatja
Domatja, ashtu si shalqiri, është e pasur me lypocene, çka përmirëson qarkullimin e gjakut.
Tërshëra
Tërshëra gjithashtu lufton problemet me ereksionin. Ashtu si shalqiri ajo përmban argininë.
Gjithsesi edhe pse këto ushqime janë të shëndetshme dhe mund t’iu ndihmojnë me problemin që keni, duhet folur njëherë me mjekun specialist. Simptomat mund të ngatërrohen dhe mund të gaboni në trajtimin e problemeve të ndryshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





