Këtë vit të ri shumë prej jush mund të kenë vendosur disa synime lidhur me shëndetin siç është reduktimi i peshës së tepërt. Humbja e peshës në mënyrë të shëndetshme duket se është e ndryshme për çdo individ, por shpeshherë kërkon disa ndryshime që lidhen me dietën dhe të ushtruarit.
Edhe pse nuk ka asnjë ushqim që mund t’ju bëjë të shtoni apo të humbisni peshë, ka disa ushqime që mund të kenë efekte të dëmshme në peshën tuaj. Ju ftojmë të lexoni më poshtë për të mësuar rreth ushqimeve që duhen shmangur ose kufizuar në vitin 2022 për të humbur peshë.
Buka e bardhë
Bukës së bardhë i hiqen fibrat, të cilat ju japin ndjesinë e ngopjes. Kështu ju mund të përfundoni duke marrë më shumë kalori sesa ju nevojiten në vakt dhe të shtoni peshë me kalimin e kohës. Për të parandaluar shtimin në peshë është më mirë të zgjidhni bukë me drithëra të plota.
Ushqimet e skuqura
Konsumi i ushqimeve të skuqura duhet të kufizohet sa më shumë që të jetë e mundur. Ushqimet e skuqura në përgjithësi janë të larta në kalori dhe nëse konsumoni më shumë kalori sesa digjni, kjo nxit shtimin në peshë.
Zëvendësuesit e sheqerit
Sipas dietologëve zëvendësuesit e sheqerit mund të jenë shqetësues kur po përpiqeni të humbni disa kilogramë edhe pse teknikisht janë pa kalori. Është e rëndësishme të pranohet se edhe pse këta zëvendësues kanë zero kalori, ato ende shkaktojnë një rritje të niveleve të glukozës në gjak, gjë që mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të humbur peshë.
Ushqimet me pak fibra
Këtë vit ju duhet të shmangni ushqimet që janë të ulëta në fibra si buka e bardhë, ëmbëlsirat dhe ushqime të tjera që nuk kanë një bazë drithërash integrale. Kjo pasi ato mund të kontribuojnë në shtimin e peshës në disa mënyra. Për shembull, ushqimet e pasura me fibra ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Kështu ju keni më pak gjasa të hani më tepër në vaktin tuaj të ardhshëm./AgroWeb