Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vend.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 viktima dhe 167 raste të reja pozitive me COVID-19.
Në qytetin e Durrësit janë identifikuar 11 qytetarë të prekur nga koronavirusi.
NJOFTIMI I PLOTË
Ju informojme se situata ne spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID- 19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit:
Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.
Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:
88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.
Edhe një herë ju bëjmë thirrje për të mos e ulur vigjilencën.
Respektoni distancimin fizik
Vendoseni maskën
Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.
Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)
- Testime totale 74766
- Raste pozitive 11520
- Raste të shëruara 6615
- Raste Aktive 4567
Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 2317
- Durrës 516
- Shkodër 357
- Lezhë 268
- Elbasan 232
- Korçë 209
- Fier 185
- Vlorë 163
- Kukës 140
- Berat 84
- Dibër 49
- Gjirokastër 47





