Situata e infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri vijon të mbetet serioze. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit fatkeqësisht 4 persona kanë ndërruar jetë në të dyja spitalet Covid, si pasojë e gjendjes së rënduar.
Një 76-vjeçare nga Shkodra dhe 3 shtetas nga Tirana janë personat që kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit.
“Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, në dy spitalet Covid nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76-vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50-vjeçar; një 75-vjeçar dhe një 76-vjeçar,” deklaroi MSH.
Ndërkohë 116 pacientë janê të shtruar në dy spitalet Covid.
Deri tani janë regjistruar 193 viktima, gjysma e tyre nga Tirana (Qarku Tiranë 94, Shkodër 32, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1).





