AOSTA, 22 maj 2013– Eshtë dënuar me katër vjet burg dhe një gjobë prej 18.000 euro, Enver Meta, 37 vjeçari shqiptar.

Ai u arrestua dhjetorin e kaluar në tunelin Monte Bianco sapo ai hyri në Itali nga Belgjika me dy kilogramë kokainë dhe (4 gram heroinë) të fshehura në makinë.

Gjyqtari paraprak i seancës Eugenio Gramola, ka pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe ka dhënë arrest shtëpiak për muajt që i kanë mbetur.

Trafikantit të drogës i është gjetur në fillim 4 gram heroinë e fshehur, dyshim i cili shërbeu si karrem për pjsën tjetër. 

Në një kontroll më të saktë të mëvonshëm me anë të qenve anti-drogë u zbulua pjesa tjetër e ngarkesave ilegale, e fshehur në pjesën e pasme të ndenjëses së pasme, vlera e parashikuar në treg e drogës së kapur kap shifrën 400.000 € në treg. Meta ka qenë arrestuar për trafik droge, u mor në mbrojtje nga avokati Lorenzo Labate nga Torino.