Kryeministri Rama është duke mbajtur fjalimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Durrësit.
E ndërsa Rama i bënte thirrje simpatizantëve dhe anëtarësisë të votojnë më 25 qershor Partinë Socialiste, nga xhamia e qytetit u dëgjua zëri i hoxhës që thërriste ezanin për besimtarët muslimanë që sot festojnë natën e Kadrit, një festë e shënuar në kalendarin e fesë islame.
Kryeministri Rama vijoi i qetë fjalimin e tij, ndërsa dëgjohej në sfond zëri i klerikut musliman.
4 vite më parë, po në Durrës, ndërsa po mbahej fjalimi përmbyllës i fushatës, I qëlloi rradha kryebashkiakut Vangjush Dako të fliste, ndërsa hoxha nisi thirrjen e ezanit.
Në shenjë respekti ndaj fesë islame dhe besimtarëve, Dako e ndërpreu fjalimin, derisa zëri i hoxhës pushoi nga xhamia në krah të sheshit “Liria”, ku po mbahej mitingu elektoral.





