Katër vite pas tërmetit tragjik në Durrës, që la pas 51 viktima e qindra të plagosur, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte këtë të diel në Durrës me rastin e ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit të pavarësisë në qytetin bregdetar, ku midis të tjerash përkujtoi edhe tragjedinë që preku vendin tonë 4 vite më parë.

“4 vjet më parë ky qytet dhe banorët e tij u përballën me një nga fatkeqësitë natyrore më të vështira që ka kaluar vendi ynë në dekadat e fundit“, tha Kreu i Shtetit, ndërsa shtoi se “vlerat njerëzore të këtij qyteti dhe kombit tonë, si humanizmi, solidariteti, angazhimi dhe puna e jashtëzakonshme, bënë që gjurmët e asaj fatkeqësie të kalonin sa më shpejt.”

Dëgjoje deklaratën e plotë duke klikuar linkun: