Katër vite pas humbjes së bashkëshortes së tij nga sëmundja e rëndë, peshëngritësi Pirro Dhima, duket se ka rigjetur dashurinë tek sportistja Afroditi Skafidas.

Mediat greke shkruajnë se Afroditi është partnerja e sportistit me origjinë shqiptare pas humbjes së bashkëshortes Anastasia Sdougos. Çifti i ri ka filluar të bëjë dalje publike së bashku, siç ka transmetuar edhe emisioni “Happy day” mëngjesin e sotëm, por ende asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për konfirmim.

Pirro Dhima iu shmang pyetjeve për Skafidën, e cila e shoqëroi gjatë një eventi të organizuar për hapjen e një dyqani të ri, nga Loanna Ciambani. Mëngjesin e sotëm lajmi ka “pushtuar” portalet në shtetin fqinj.