SHBA, 9 prill 2013 – Një 4-vjeçar ka qëlluar për vdekje vetëm me një të shtënë pistolete, Josephine Fanning 47-vjeçe, bashkëshorte e zv/sherifit të qytetit.
Tragjedi ndodhi gjatë një darke familjare në shtetin amerikan të Tennesee.
I zoti i shtëpisë, njëherësh zv/sherif në territorin e Wilsonit, sipas CCN po i tregonte miqve të tij koleksionin e armëve dhe asnjë nuk kishte vënë re se vogëlushi kishte marrë në dorë një armë.
Megjithëse ngjarja është vlerësuar si aksidentale hetimet vijojnë. Autoritetet kanë bërë me dije se “arma i përkiste koleksionit të zv/sherifit dhe nuk ishte e shërbimit”.





