Një 4-vjeçare është rrëzuar në shkallët elektrike në një qendër tregtare në Tiranë.
Sipas informacioneve ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë mjekësore.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.