Një 4-vjeçare shqiptare është në “luftë” me jetën, pasi ka rënë nga dritarja e katit të parë të banesës së saj në Itali. 

Kjo ngjarje e rëndë është shënuar në komunën Lecco, ku vogëlushja shqiptare ka rënë nga një lartësi prej 4 metrash, ditën e hënë.

Në ndihmë të vogëlushes është gjendur e ëma e saj, e më pas ka njoftuar edhe urgjencën.

Vajza është dërguar në spitalin e Bergamos, “Papa Giovanni XXIII”. Sipas mediave italiane, ajo ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.