Një e mitur ka dëmtuar dorën, ndërsa ka qenë duke luajtur në çerdhen që frekuenton në Krujë.
4-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët.
Njoftimi:
Krujë
Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.