2 maj 2014 – Nëse tek femrat ndodhet e ashtuquajtura zona G, tek meshkujt përkundrazi “Hot Spot-et” janë katër. Mjafton t’i njohim dhe të trokasim në to dhe në këtë mënyrë ka shumë gjasa që të mos e kalojmë natën vetëm duke parë TV.

Mendohet se katër janë zonat të cilat duke u stimuluar janë në gjendje të nxisin dëshirën mashkullore.

Pika O. Lehtësisht e arritshme, ajo gjendet në pjesën e jashtme të orbitës se syrit.. Fillimisht duhet nisur me një ledhatim me gishta për teë kaluar me pas edhe me gjuhe. Me këtë drithërimat janë të garantuara, nga kënaqësia sigurisht.

Pika N. Gjendet në pjesën e pasme të qafës, menjëherë atje ku ajo fillin të ndahet nga trungu. Ndërsa jeni të përqafuar, mjafton të zgjasësh pak dorën duke nisur ta përkëdhelesh dhe një reaksion elektrizues do të shpërndahet në të gjithë kolonën vertebrale. Me pas je ti ajo që duhet të shkosh me tej…

Pika C. Gjendet pikërisht ne kavilje, ndaj më parë duhet një sforco e vogël për të hequr, nëse është e nevojshme, të padëshiruarat çorape. Pasat duke vënë në përdorim të dyja duart filloni ledhatimin e tyre.

Pika G. Në pamje ndoshta mund të mendohet si pika më pak erotike e meshkujve, por mesa duket gjuri është edhe ai një vend ku lëkura është e tej mbushur me mbaresa nervore të kënaqësisë. Veçanërisht pjesa e prapme e tij, aty ku edhe lëkura hollohet se tepërmi. Kruajani pak, por kujdes, jo çjerrjani…

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/