Një 45-vjeçare nga fshati Tërbacë në Vlorë është zhdukur prej më shumë se një muaji. Familjarët thonë se ajo doli për të marrë dru nga shtëpia, por nuk u kthye kurrë më. Të afërmit po vijojnë ta kërkojnë ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë për Veziko Bojkon.

Bashkëshorti i saj, bari në fshat, tregon se gruaja e tij pasi piu kafenë e drekës doli nga shtëpia për të mbledhur dru dhe prej asaj kohe nuk ka ardhur më në shtëpi.

Ai thotë se e kanë kërkuar kudo në terren madje me forcat zjarrfikëse dhe policinë, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

Për djalin e saj nuk përjashtohet mundësia që nëna të ketë kryer vetëvrasje, por trupin e saj nuk po e gjejnë në asnjë vend, çka hedh hije dyshimi.

Familjarët e 45-vjeçares bën thirrje nga institucionet që t’i ndihmojë ata për të zbuluar të vërtetën për Veziko Bojko.