Durrës 15 shkurt 2014 – Gjatë dy viteve të fundit, kishte trafikuar në Itali 40 kilogramë lëndë narkotike kokainë, shkatërrohet në Parma të Italisë, një bandë shqiptarësh. Arrestimet e 4 anëtarëve të fundit të bandës janë bërë gjatë ditës së sotme në operacionin e koduar “Vajzat”. Gjatë këtij aksioni është sekuestruar edhe një sasi prej 3 kilogramë kokainë. Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë, shqiptarët, Armand Keçi, 37 vjeç rezident në Parma, Alket Ajdini, 30 vjeç, rezident në Parma si dhe dy të tjerë me inicialet: K. A, 33 vjeç rezident në Fontanella të Bergamos, D. D., 38 vjeç, rezident në Alseno, në provincën e Piaçenzas. Arrestimet e këtyre personave janë bërë nga skuadrat e lëvizshme të karabinierëve. Hetimet ndaj kësaj bande të trafikut të kokainës kishin nisur në dhjetor të vitit 2012 nga seksioni i antidrogës në Parmës. Në atë kohë ishin arrestuar 4 persona, ndërsa një i pestë ishte larguar nga Italia.
40 kg kokainë në Itali, shkatërrohet një bandë shqiptarësh
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit?
Nora Istrefi dhe Robert Berisha e çojnë raportin e tyre në një nivel tjetër
Michelle Obama prezanton librin rreth jetës së saj
Broja shënon gol dhe shpëton Burnley-n, trajneri: Do më pyesin pse nuk e aktivizova që nga fillimi





