IKMT do të shembë sot me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës, në njësinë administrative nr. 3, rruga “Hysen Myshketa”.

Në trupin e objektit janë hapur 1100 furnela dhe është vendosur një sasi prej 40 kg lëndë plasëse, njofton IKMT.

Parashikohet që detonimi të bëhet në orën 13:00.

Për arsye sigurie njoftohen të gjithë bizneset dhe banorët e banesave që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e premte, datë 27 nëntor 2020, nga ora 12.00 deri në orën 18.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë , kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Ky pallat mbeti i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.