Ministri i brendshëm Taulant Balla, ka deklaruar se ka nisur zbatimi i planit kombëtar “Safe stay in Albania” për të siguruar një sezon të qetë turistik.
Balla njofton se këtë vit pritet që Shqipëria të vizitohet nga 30-40% më shumë turistë krahasuar me 2023.
Ai theksoi se në planin kombëtar “Safe stay in Albania”, parashikohet të marrin pjesë 1635 punonjës policie.
“Kemi hyrë na fazën intensive të sezonit turistik veror. Përveç mbërritjen në Rinas apo pikat kufitare, edhe në rrugë tregohet një prezencë e turistë të cilët hyjnë në territor kryesisht me makinat e tyre. Presim një rritje 30-40 përqind të turistëve më shumë se në 2023.
MB ka nisur zbatimin e planit kombëtar “Safe stay in Albania” për të siguruar një sezon të qetë. Në aksion parashikohet të marrin pjesë 1635 punonjës policie. Cilësia e rrugëve sidomos vitet e fundit ka një ndryshim të madh për mirë.
Shqipëria kampione e turizmit në rajon, edhe në fushën e sigurisë”, tha Balla.