Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.

Kanë qenë familjarët ata që gjetën viktimën dhe lajmëruan policinë.

Sipas dyshimeve paraprake, blutë bëjnë me dije se 40-vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:45, në lagjen “Skënderbeg”, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, një 40 vjeçar, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.