40-vjeçari Gradner u transferua në spital me hemorragji të brendshme dhe dhimbje të tmerrshme të barkut.

Kështu, kur mjekët e vizituan dhe iu nënshtrua një sërë ekzaminimesh, të habitur zbuluan në barkun e tij një pirun plastik 22.5 cm. Të cilin e mbante në stomak për më shumë se 10 vjet.

Kështu Lee Gardner, iu nënshtrua një operacioni për heqjen e këtij objekti të paftuar në stomakun e tij.

 Ipyetur nga mjekët se si ishte e mundur, ai iu përgjigj se para 10 vjetësh kishte gëlltitur pirunin, por mendoi se ishte tretur apo mishte “arritur” nga me jashtëqitjen.

Dr Hani Saigouani i spitalit të Barnsley, i cili operoi Gardner, i tha shtypit britanik se pacienti është shumë me fat që nuk pësoi asgjë më të keqe.

Lee Gardner u shpjegoi mjekëve gjithashtu se ai ishte duke luajtur me një pirun dhe papritur e gëlltiti aksidentalisht, por kurrë më parë nuk kishte patur probleme – me përjashtim të një rasti para dy vjetësh, kur për pak kohë, ai ndjente diçka ta shtynte në bark kur përkulte trupin.