Një 40-vjeçar është paraqitur sot në spitalin e Kurbinit për të mjekuar një plagë të marrë në krahun e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Vasil Rama, i cili pas ndihmës mjekësore Rama është larguar për në banesë.

“Më datë 13.07.2020, shtetasi V.R., banues në Gjormë ,Kurbin është paraqitur në spital Kurbin për mjekim, i cili kishte dëmtuar krahun e djathtë, dyshohet me armë zjarri dhe pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë Kurbin po punojnë për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.