Një person ka tentuar të vetëdigjet me benzinë ditën e Fitër Bajrimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”, kur po bëhej falja e Namazit.
Mësohet se personi në fjalë, i moshës rreth 40 vjeç ka hyrë në shesh duke bërtitur “S’ka zot” dhe më pas ka tentuar t’i vërë flakën vetes.
“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1″, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.