Një turk shkrepi një foto romantike me gruan e tij shtatzënë në maj të një shkëmbi dhe më pas mendohet se ai e ka hedhur atë nga shkëmbi, në mënyrë që ai të mund të kërkonte paratë sigurimit të jetës.

Hakan Aysal, 40 vjeç, u arrestua për vrasjen e gruas së tij Semra Aysal, 32 vjeçe dhe foshnjës së tyre të palindur, teksa ishin me pushime në Butterfly Valley në qytetin Mugla, Turqi.

Aysal dyshohet se e shtyu gruan e tij, e cila ishte shtatë muaj shtatzënë në atë kohë, nga shkëmbi ku ajo dhe foshnja humbën jetën menjëherë.

Në aktakuzën e përgatitur për krimin e “vrasjes me dashje” ndaj burrit, thuhet se ai “planifikoi vrasjen e gruas së tij duke marrë së pari një sigurim personal aksidenti në emër të saj me një garanci prej 400,000 Lira Turke (rreth 47 mijë euro) dhe ku përfituesi i vetëm ishte vetë ai”.