Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar me banim në Korçë, pasi një ditë më parë ai ka rrahur ish-dhëndrin dhe ish-krushqit.
Në pranga ra Aurel Xhambazi, i cili në lagjen nr. 8 në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-dhëndrit të tij shtetasit E.K., 23 vjeç, si edhe ndaj (prindërve të këtij të fundit) ish-krushqve të tij, konkretisht shtetases V.K., 39 vjeçe dhe shtetasit A.K., 45 vjeç.
Të tre këta shtetas, banues në Korçë, kanë marrë mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.





