BULQIZE – Një grua është gjetur e vdekur mbrëmjen e sotme në Bulqizë.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 40-vjeçarja Nafije Kodra është gjetur e pajetë në banesën e saj. 

Sipas policisë, dyshohet se gruaja është djegur me benzinë. 

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, apo autorët e mundshëm të saj, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.