Një grua 68 vjeçe ka përfunduar në spitalin e Durrësit me dëmtime në këmbë pasi e shtyu një 40-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyjave, ndërsa për 40-vjeçaren policia e Durrësit informon se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. F., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë me duar një 68-vjeçare, e cila është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë. Ajo po merr mjekim në spitalin e Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën”.





