Një çift britanik kanë treguar se nuk flenë në të njëjtin shtrat, madje as në të njëjtën dhomë, por në dhoma të ndryshme.

Referuar “The Sun”, 40-vjeçarja Melissa Gold përmes një videoje në TikTok tregoi se të mos fjeturit bashkë me të shoqin u ka përmirësuar marrëdhënien.

“Ne u martuam në një moshë relativisht të madhe dhe në fillimin e kishim shumë të vështirë që t’i përshtateshim njëri-tjetrit dhe zakoneve që secili prej nesh kishte. Përfshirë këtu edhe gjumin, e për këtë arsye fillimisht menduam që duhet të flinin veç”, shprehet ajo.

Ajo thotë se edhe pse kjo nisi si një nevojë, ata kanë kuptuar se kjo gjë i ka bërë ata të jenë më të dhënë pas njëri-tjetrit dhe se kështu “i merr malli” më shumë.

Edhe pse kritikat që marrin, qoftë dhe nga familjarët, janë të shumta, por Gold thotë se nuk i merr parasysh madje ua sugjeron edhe çifteve të tjera.