Një bandë shqiptarësh, gjithashtu autorë të një rrahjeje janë kapur nga karabinierët në Itali.
Të vendosur, të përpiktë dhe shumë të kujdesshëm për të mbuluar gjurmët, pesë të arrestuarit kishin bërë 40 vjedhje në katër muaj.
Ata kishin bazën e tyre të veprimit në një godinë në Favaro Veneto dhe në një apartament në Spinea. Atje u gjetën armë, para dhe sende të vjedhura.
Gjithashtu një makinë e përdorur për bastisjet e fundit brenda së cilës ishte çanta me pajisjet e krimit, me të cilën hapnin xhamat e shtëpive të prekura pa i zgjuar pronarët që flinin.
Një hetim nisi në fund të shtatorit pas vjedhjes në një shtëpi në Polverara, nga ku ishte marrë një BMW luksoze.
Pas çdo goditjeje, ata pastroheshin tërësisht në mënyrë që të mos linin gjurmë që u atribuoheshin atyre.
5 shqiptarët e arrestuar, të cilësuar si shumë të rrezikshëm janë nga 30 në 40 vjeç, disa me precedentë, të akuzuar për bashkëpunim kriminal, grabitje, por edhe armëmbajtje pa leje, marrje mallrash të vjedhura dhe plagosje shumë të rënda.





