SHBA, 12 shtator 2014 – Një grua ka jetuar për 40 vite me radhë me haluçinacione të tmerrshme pasi pa filmin “The Exorcist” (Ekzorcisti).
Gina Frost nga Clayton, Greater Manchester, e kishte parë filmin, i cili konsiderohet si një ndër më të frikshmit, në vitin 1973.
Një javë më vonë, ajo filloi të kishte vegime të vdekjes së saj.
Vetë gruaja 57- vjeçare thotë se pasi kishte parë këtë film shihte minj që ecnin nëpër tavan dhe se nga frika qëndronte e mbyllur në banjë për javë me radhë.
Ajo ia mbajti të fshehur haluçinacionet bashkëshortit të saj për 15 vjet pasi kishte frikë se ai do ta linte nëse i tregonte.
Pasi u vizitua tek mjeku, u zbulua se gruaja vuante nga një ç’rregullim post-traumatik.
Pasi nisi mjekimin haluçinacionet nisën ti iknin, por fatkeqësisht kjo ndodhi 40 vite më vonë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





