Australi ka vendosur të përdorë ushtrinë për të kufizuar lëvizjen e qytetarë në kuadër të masave anti-covid.

Qindra ushtarë janë dërguar në Sidnei, që të ndikojnë në zbatimin e kufizimeve. Arsyeja e një nisme të tilla kaq të rreptë është përhapja e shpejtë e variantit Delta, i cili konsiderohet përgjegjës për 9 mijë raste të reja në këtë qytet dhe për nëntë jetë të tjera të humbura.

Sipas BBC thotë se mbyllja atje është lënë në fuqi deri të paktën në 28 gusht. Kjo nënkupton se njerëzit nuk mund të dalin nga shtëpitë përveç rasteve urgjente apo ndonjë aktiviteti të domosdoshëm si blerje ushqimesh e përkujdesje për të moshuarit. Por pavarësisht izolimit pesë javor, numri i të infektuarve në qytetin më të madh të Australisë po vazhdon të rritet.

Patrullimi i ushtrisë nëpër rrugë do të fillojë të aplikohet nga dita e hënë, ndërsa trupave ushtarake do t’i bashkohen edhe efektivë policie të cilët do të ndalojnë lëvizjen e automjeteve në një distancë që shkon më shumë se 10 kilometra larg shtëpisë.