Karriera 25-vjeçare në klubin italian e legjendës së Romës mbërrit në finish, por ai mundet ende të vijojë karrierën e tij në një tjetër koordinatë të globit. Pasi ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij 25-vjeçare te klubi i shtëpisë, duke regjistruar gati 800 aktivizime, Francesco Totti refuzoi të përjashtojë mundësinë e të luajturit futboll pas ditëlindjes së tij të 41-të. U mendua se i ishte ofruar një rol në cilësinë e zyrtarit të klubit, apo në vendin e ambasadorit të FIFA-s, por sipas “Calciomercato” ekziston një ofertë surprizë mbi tavolinë për Tottin. I njëjti burim pretendon se oferta i është bërë legjendës romane nga ish-shoku i vjetër i përfaqësueses së Italisë, Alessandro Nesta, trajner te skuadra e Miami FC në NASL.
Miami aderon në “North American Soccer League”, që është kategoria inferior, pas MLS superiore, dhe është në pronësi të biznesmenit italian Riccardo Silva, për të vazhduar lidhjen. Nënkuptohet se ka patur kontakte me futbollistin që në karrierën e tij ka luajtur për vetëm një skuadër, Tottin, që për momentin është shumë i interesuar. Njëlloj si Totti edhe Nesta ka lindur në Romë, dhe ndërkohë që luanin gjithmonë kundër njëri-tjetrit ata fituan bashkë Kupën e Botës 2006 dhe janë miq. Të shumtë janë sportdashësit dhe tifozët e Romës që u zhgënjyen që Tottit nuk iu lejua mundësia e komunikimit të tërheqjes së tij nga një klub të cilit i ka dhënë aq shumë. Që nga viti 1993 Totti ka mbajtur veshur vetëm fanellën kuqeverdhë të klubit të zemrës së tij, ndonëse ka fituar vetëm një titull kampion në Seria A dhe dy Kupa të Italisë.