Policia e Durrësit ka nisur kërkimet për një grua bashkë me dy fëmijët e saj të mitur, të cilë janë larguar në drejtim të paditur.
Ka qenë bashkëshorti i saj, shtetasi D. D., 41 vjeç, i cili më datë 1 janar 2026 është paraqitur në komisariat dhe ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja A. D., është larguar nga banesa bashkë me dy fëmijët e tyre të mitur.
Punohet për gjetjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.





