Një 41-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën teksa punonte një tokë bujqësore në Halkidiki të Selanikut.
Sipas mediave vendase, shqiptari po punonte me një mjet bujqësor dhe në rrethana të paqarta u pre në pjesën e barkut.
41-vjeçari u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore të zonës por për shkak të dëmtimeve fatale që kishte pësuar nuk mundi të mbijetonte.
Autoritetet greke kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.





