41-vjeçari Everest Caka mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme në një atentat me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej”, ndërsa e plagosur lehtë në dorë ka mbetur bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e cila udhëtonte në mjet me Everestin. Policia e Elbasanit ka dhënë detajet e para zyrtare për ngjarjen.
“Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve”,– njofton policia.
Çaka është djali i tezes se Arjan Spahiut, i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Kujtojmë që Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë. Po ashtu, mësohet se viktimës, vite më parë i është vrarë vëllai në Barcelonë, pasi i zunë pritën dhe e ekzekutuan me armë zjarri.





