TIRANË, 27 dhjetor 2013 – Në familjen e varfër të të riut që humbi jetën si pasojë e Malarjes,Ridvan Kate ka pllakosur zija.Në një zonë periferike të qytetit ,pranë stacionit të trenit,hyjnë e dalin shumë njerëz të cilët ngushëllojnë familjarët e tij.Ridvani jetonte vetëm me njërin prej vëllezërve të tij.Familjarët shprehen se 41 vjecari beqar, kishte 6 muaj që ishte nisur në drejtim të Guinesë Ekuatoriale së bashku me persona të tjerë nga Shqipëria për të punuar në ndërtim në sektorin e kartoxhesit,që është ai i zbukurimeve me allci.
Ditën e premte ai kishte mbërritur nëpërmjet Rinasit dhe më pas kishte ardhur në Vlorë ku është pritur nga familjarët e tij.Një ditë më pas ,ai nuk ishte ndjerë mirë dhe ishte ankuar se ndihej i këputur por kishte menduar se i vinte prej lodhjes së rrugës dhe udhëtimit prej disa orësh në avion dhe e ka neglizhuar vizitën në spital edhe pse i vëllai i tij kishte këmbngulur për ta bër një gjë të tillë.Sipas të vëllait të Ridvanit ,dy dit pasi ishte kthyer,ditën e dielë Ridvani ishte përkeqsuar dhe kishte humbur ndjenjat.Menjëherë është transportuar për në spitalin e Vlorës ku pasi është përmëndur nuk ka arritur dot të komunikojë me mjekët dhe ka rën në komë.
Mjekët i kanë prerë shpresat duke i thënë se 41 vjecari kishte malarie dhe se ajo ishte në një shkallë shumë të avancuar për këtë arsye duhet të nisej për në tiranë.Pasi ka mbërritur në kryeqytet sëbashku me disa të afërm,Ridvani ka vijuar të qëndrojë në koma deri të mërkurën në orën 7 e 30 të mëngjesit kur ka humbur dhe jetën.Familjarët shtojnë se ai i ka njoftuar ata se ishte prekur njëherë më parë në fillim kur kishte mbërritur nga malaria por pasi kishte qëndruar 3 ditë nën mjekime ,kishte arritur që ta kalonte sëmundjen.Ndërkohë që këtë herë sipas tyre ,Maarja duhet të ketë bër një zgjim të menjhershëm ndoshta për shkak të ndryshimit të klimës ,duke e cuar 41 vjecarin brënda 4 ditëve në vdekje,një formë kjo shumë agresive e sëmundjes.
PIPERO: NUK KEMI ILACE
Ndonëse rasti ishte i rëndë e kishte pak mundësi shpëtimi, shefi i këtij shërbimi, Pëllumb Pipero jep alarmin se në vendin tonë nuk ka ilaçe për kurimin e sëmundjes. Në këtë intervistë dhënë për "Gazeta Shqiptare", Pipero shprehet i bindur se shumë shpejt do të regjistrohet edhe rasti i parë autokton me malarie, ndërsa apelon autoritet përkatëse për marrjen e masave. Sipas tij, nëse shënohet një rast i tillë, ne rrezikojmë futjen në hartën e vendeve malarike, çka do të sillte pasoja edhe për ekonominë e turizmin.
Z.Pipero në Shërbimin Infektiv një person i cili ishte i prekur nga malaria humbi jetën . . .
Po për fat të keq, humbi jetën një i ri 41-vjeçar, por rasti ishte shumë i komplikuar, pasi ai kishte malarie cerebrale dhe personi i infektuar, në 90% të rasteve nuk ka mundësi shpëtimi.
Kohët e fundit kanë filluar të shfaqen raste të personave të infektuar nga kjo sëmundje. Aktualisht, sa është numri i tyre?
Aktualisht janë mbi 50 raste të personave të infektuar me malarie, të cilët trajtohen në shërbimin tonë.
Këto raste janë autoktone apo të importuara?
Rastet deri më tani janë të importuara e kryesisht nga Guineja. Por, unë jam shumë i bindur që ne shumë shpejt do të fillojmë të regjistrojmë edhe rastet e para autoktone, pasi mushkonja në vendin tonë ekziston dhe në momentin që ne kemi persona të infektuar rrezikohet përhapja e saj.
Malaria është një sëmundje që për shumë kohë u zhduk në vendin tonë. Cila është situata e ilaçeve për kurimin e kësaj sëmundjeje?
Aktualisht ne kemi vetëm një ilaç oral për kurimin e malaries, i cili nuk është aspak i mjaftueshëm. Kjo sepse malaria si sëmundje ka specifikat e veta dhe ka disa lloje medikamentesh për kurimin e saj.
Si po e përballoni situatën?
Ne kemi bërë disa herë kërkesa pranë drejtorisë spitalore për të na furnizuar me këto medikamente. Kërkesat janë drejtuar qoftë pranë drejtorisë së mëparshme, qoftë pranë drejtorisë aktuale, por ende nuk kemi një zgjidhje për situatën. Në dijeninë time është duke u punuar për furnizimin dhe ka patur përpjekje, por ende nuk kemi ilaçe.
Po si kurohen pacientët?
Duke qenë se ato janë raste të importuara nga jashtë, rastet që paraqiten vijnë së bashku me ilaçet me vete. Kjo pasi janë infektuar në vende malarike. Por, këtu kemi një problem sepse në vende si Guineja ekziston protokoll i ndryshëm për kurimin e kësaj sëmundje. Ndaj ne nuk e dimë se si trajtohet malaria në këto vende.
Ju thatë që shumë shpejt ne do të kemi dhe rastin e parë autokton me malarie. Cilat janë pasojat nëse kjo ndodh në vendin tonë?
Pasojat do të jenë shumë të rënda, jo vetëm në aspektin e sëmundjes, por edhe të ekonomisë. Prezenca e malaries ul me 10% prodhimin e brendshëm bruto. Nga ana tjetër, nëse shënohet një rast autokton, ai regjistrohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e në këtë moment, OBSH-ja të fut në hartën e vendeve malarike. Kjo sjell pasoja të rënda edhe për turizmin sepse një turist do mendohet mirë para se të vijë.
/Gazeta SHqiptare /
41-vjeçari vdes nga malarja, Pipero: Nuk ka ilaçe, kemi 50 pacientë të shtruar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Georgina Rodriguez komenton unazën 3 milionë dollarë të propozimit për martesë: Më e pakta…
A është intimiteti më i rëndësishëm se komunikimi? Ja çfarë tregojnë studimet për lidhjet afatgjata
‘Unë nuk i shoh filmat e mi’, Leonardo DiCaprio: Se kam parë kurrë ‘Titanikun’
Zbulohet vepra më e madhe nënujore në Francë, gjendjet muri 7 mijë vjeçar





