Është shoqëruar në policinë e Durrësit, bashkëshorti i 41-vjeçares që helmoi veten me fostoksinë pas Vitit të Ri.

Ka dyshime se bashkëshorti i viktimës, Xhemal Loka ushtronte dhunë ndaj 41-vjeçares.

Ky i fundit jetonte në emigrim në Greqi dhe ishte kthyer në shtëpi më 27 Dhjetor, së bashku me djalin e tyre të madh, për festat e Vitit të Ri.

Xhemal Loka në dëshminë e dhënë për policinë është shprehur se gruaja e tij ka patur stres e ankth kohët e fundit.

Sipas tij, bashkëshortja Bedrie Loka mund ta ketë kryer aktin e vetëvrasjes pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në rrjetin social TikTok me emrin e saj, ngjarje për të cilën viktima kishte bërë edhe një kallëzim penal.