Një 46-vjeçar nga Tirana, ka përfunduar në pranga nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi në automjetin e tij u gjetën 42.5 kg kanabis. Policia e Fierit bën me dije se në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Levani”, u arrestua në flagrancë shtetasi I.P.
Ka qenë një informacion i marrë në rrugë operative nga blutë e Fierit që ka çuar në arrestimin e 46-vjeçarit. Pas verifikimit të tyre, në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar mjetit tip “Touareg” me targa AA 789 JI, në bagazh, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 42.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa e ndarë në 10 pako.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 5 aparate të ndryshme celulari si dhe mjeti “Touareg” me targa AA 789 JI.





