Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 14.09.2024, për shtetasin S. B., 42 vjeç, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, policia e Roskovecit bën me dije se arrestoi shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Suk-1.
Në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetën duke punuar shtetasi S. B., pa zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.