Një 74-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e djalit.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa sipas policisë, 74-vjeçari kallëzoi në polici se djali i tij prej një javë është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
“Më datë 19.12.2021, shtetasi S. E., 74 vjeç, ka kallëzuar se para një jave është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi R. E., 42 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor“, thotë policia.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.





