Poliica ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 42-vjeçar nga Durrësi me iniciale D. D.
Dyshohet se për motive të dobëta, ai ka ushtruar dhunë ndaj një 26-vjeçareje. Ndërkohë pas kallëzimit për dhunë, uniformat blu ushtruan kontroll në servisin në pronësi të tij, në fshatin Xhafzotaj, ku u gjetën 1 armë gjahu, 1 mjet prerës dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin pa leje.
Sendet e kundërligjshme u sekuestruan bashkë me 1 automjet që 42-vjeçari kishte në përdorim.





