Rritet frikshëm numri i vetëvrasjeve, e sërish ngjarja e fundit është regjistruar në Durrës.
Policia raporton se një 42-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij.
Bëhet fjalë për shtetasin M.M. 42 vjeç, banor në lagjen nr. 8, i cili e ka ndërmarrë aktin e rëndë ditën e enjte, rreth orës 14:20.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima ka qenë i sëmurë duke shfaqur shenja depresioni, bën të ditur policia e Durrësit.
Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.





