Ngrënia e shëndetshme nuk do të thotë që s’mund të shijosh një vakt me ushqim të shpejtë, ashtu siç është e rëndësishme të dish sasinë e ushqimeve të shëndetshme që hyjnë në organizëm.

Nga proteinat e mira e deri në ëmbëlsuesit e shëndetshëm, disa ushqime që kanë përfitime për organizmin, mund të shndërrohen në armiq nëse tejkalohet sasia.

Kërpudhat e egra

Mund të jenë natyrale e në disa raste organike, por nëse dilni në kërkim të tyre mos mendoni se janë të sigurta për konsum. Statistikat tregojnë se të paktën 100 vdekje në vit shkaktohen nga kërpudhat ekzotike që njerëzit gjejnë dhe iu duken të ngjashme me ato që blejnë në shtëpi.

Manaferra shtogu

Të famshme në mjekësinë popullore për forcimin e imunitetit, ato mund të shkaktojnë sëmundje serioze për disa njerëz. Nëse hahen të papjekura ose të paziera mirë, mund të shkaktojnë të përziera, diarre dhe të vjella. Ata që vuajnë nga sëmundje autoimunitare, gratë shtatzëna dhe nënat me gji nuk duhet t’i konsumojnë kategorikisht. Lëngu i tyre duhet të përgatitet nga dikush që ka përvojë në mjekësinë popullore.

Arrëmyshku ose arra e moskatit

Pak prej saj mjafton ose sasia e tepërt do të sillte pasoja shkatërruese për shëndetin. Mjaftojnë 2-3 lugë çaji që arrëmyshku të shkaktojë vdekjen. Prania e një toksine, të quajtur miristicnë shkakton halucinacione, psikozë dhe deri në vdekje.

Peshku ton

I pasur me proteina dhe Omega 3, të ngrënit me tepri do të sillnte rritje të nivelit të metaleve të rënda si mërkuri në organizëm. Kjo do të sillte dëm në veshka dhe sistemin nervor. Në gratë shtatzëna, do të ndërhynte në zhvillimin e trurit te fetusi. Kjo nuk do të thotë që duhet të trembeni nga konsumi, kini parasysh gjithnjë që sasia duhet patur kujdes.

Sushi

Ushqimi i famshëm japonez përdor kryesisht peshk të pagatuar. Problemi me të është se mund të përmbajë parazitë të cilët kalojnë drejt e në sistemin tretës të njeriut. Në këtë mënyrë, rritet potenciali për t’u infektuar nga salmonela apo baktere të tjera. Përpiquni ta hani gjithnjë në vende të sigurta dhe cilësore.

Patatet e pjekura

Botulizmi është një bakter që formon spore dhe tejet i rrezikshëm nëse hyn në sistem. Zhvillohet në ushqime të zakonshme si patatet e pjekura. Kur patatet nuk lihen të ftohen mjaftueshëm në prezencë të oksigjenit, këto baktere rezistente ndaj nxehtësisë formohen. Ndaj, lërini pak kohë ushqimit para se t’i suleni pjatës.

Mjalti

Ëmbëlsuesi i shëndetshëm natyral mund të jetë një tjetër bartës i botulizmit. Mjalti mund të përmbajë spore bakteresh për shkak se kalon shumë pak procese nga forma e tij origjinale. Botulizmi mund të ndodhet në këto spore, ndaj mjekët nuk e rekomandojnë mjaltin për foshnjet, pasi sistemi i tyre imunitar është shumë më i dobët se i të rriturve.