Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar shifrat e fundit të pandemisë COVID-19.

Shteti fqinj ka regjistruar 2,313 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë është rritur lehtë numri i viktimave ku në 24 orët e fundit  30 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve  që nga fillimi i pandemisë arrin në 692.197 ndërsa janë regjistruar gjithsej 15,348 vdekje.