Dashi:

Në dashuri, këtë të mërkurë jo gjithçka shkon ashtu siç do të dëshironit. Ju dëshironi të testoni partnerin/en për të parë se si reagon. Në punë, është më mirë të mos ecni me ngut, bëni edhe pak durim dhe kini kujdes në çështjet që lidhen me financat!

Demi:

Pushtime të reja në dashuri, dita e mërkurë duket premtuese, por nëse tashmë keni një histori, qetësohuni sepse gjithçka po shkon mirë. Në punë ka probleme kontraktuale për t’u zgjidhur, ndoshta diçka ka ndryshuar në krahasim me të shkuarën!

Binjakët:

Qielli është premtues dhe çiftet që kanë pasur një krizë mund të marrin frymë të lehtësuar, gjërat po stabilizohet duke shkuar në.ujërat e veta tek ata që kanë kohë të lidhur. Në punë, Jupiteri është i favorshëm dhe hap perspektiva të reja!

Gaforrja:

Nëse jeni të interesuar për një person, ka ardhur koha të flisni me zemër të hapur, me qartësi, pra t’ia thoni gjërat troç siç i ndjeni. Në punë jeni pak të lodhur, por Marsi nga data 30 tetor do të rikthehet në anën tuaj!

Luani:

Në dashuri është koha për të zgjidhur problemet, veçanërisht ato të lindura në çiftet që janë prej një kohe të gjatë së bashku. E premtja do të jetë një ditë përballjeje. Në punë keni shumë gjëra për të bërë, por pak kohë në dispozicion!

Virgjëresha:

Në dashuri, ata që janë në krizë duhet të bëjnë një bilanc të situatës, të bëjnë kompromis dhe të sqarojnë gjërat me dialog. Në punë, periudha është premtuese dhe deri në fund të muajit idetë tuaja do të jenë të pëlqyera tek eprorët nëse jeni punëmarrës!

Peshorja:

Në dashuri, kini kujdes nga fjalët që thoni sepse disa gjëra që mund të shprehni mund të shkaktojnë keqkuptime. Në punë, po ashtu duket të ketë siklete, diçka nuk po shkon ashtu siç do të dëshironit. Por faji nuk është i juaji!

Akrepi:

Hëna dhe Dielli janë në anën tuaj, jeni shumë simpatik dhe mund të keni një takim të veçantë. Në punë vijnë sprova të reja, mes tyre edhe detyra e përgjegjësi të reja!

Shigjetari:

Në dashuri është koha për t’u sqaruar, përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë lidhjes suaj. Në punë, lajme të mira për të ardhmen, do të përjetoni një kënaqësi të madhe!

Bricjapi:

Mjaft me debate në dashuri, ato thjesht mund t’ju prishin ditën e madje dhe javën. Në punë nuk ka ndryshime të mëdha, por po hidhni hapa domethënës drejt të ardhmes!

Ujori:

Në dashuri, nëse ka probleme, është më mirë t’i sqaroni sot (e mërkurë) mos prisni për nesër (e enjte). Në punë bëhuni më diplomatik, gjithçka po shkon mirë, por kujdes nga fjalët: peshojini mirë para se t’i përdorni, mund të prishni diçka!

Peshqit:

Në dashuri nëse mund të prisni bëni mirë t’i shtyni diskutimet deri në 5 nëntor për të folur dhe sqaruar më mirë gjërat. Në punë, përmirësime do të vijnë, vazhdoni kështu.