Fitoren e 43-të në karrierën e tij dhe të katërtën me Ferrarin, që pas transferimit nga “Red Bull”, Sebastian Vettel i emocionuar ia ka dedikuar të gjithë skuderisë. E sigurisht nuk mund të mungonin komplimentet e Arrivabenes në komunikimin në radio: I madh Seb, i hekurt!

Për të shtuar më pas se, “fundjava perfekte është kur i sheh të dy pilotët në podium, megjithatë jam sërish i kënaqur me të dy pilotët, të cilët kanë punuar shumë. Ky është Ferrari i të gjithëve, thoshim më parë, ndaj dhe ky sukses është i të gjithëve ne, falë një super makine”.Por edhe Vettel ia kthen me të njëjtën monedhë. “Fantastike! Faleminderit djem për këtë sukses tonin, një fitore për të gjithë ne. Faleminderit të gjithëve dhe forca Ferrari”, ishte përgjigjja në komunikimin në radio.Më pas, në mikrofonët e medieve, gjermani 4 herë kampion i botës ka shtuar se kjo e Australisë ishte nëj garë fantastike.

“Paksa e çmendur në kuptimin pozitiv, pasi kishim kohë që nuk shihnim kaq shumë flamuj të Ferrarit në fund të garës. Makina është fantastike dhe e këndshme, frut i një pune të madhe nga grupi i djemve që ka fjetur shumë pak gjumë. Është herët të flasim për kampionatin, por jemi në qiellin e shtatë për momentin. Lewis u arratis, u përpoqa të mbaja disi nën kontroll Bottasin, kam bërë gjithçka për t’iu afruar britanikut dhe ia arrita falë strategjisë. Doja t’u jepja një mesazh se jemi aty dhe mund të luftojmë. Do të doja që kjo garë e sotme të vazhdonte përjetësisht”, mbyll deklaratën Vettel.0