43 viktima janë regjistruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Itali, duke e rritur në 34,448 numrin total të viktimave.
Gjithashtu janë regjistruar 328 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 237,828. Një ditë më parë numri i rasteve të reja të prekura ishte 210 persona.
Autoritetet e shëndetësisë shprehen optimistë mbi reduktimin e fuqisë përhapjes së virusit në territorin italian, raporton Ansa.
Në 5 rajone nuk janë regjistruar raste të reja infektimesh dhe këto janë Puglia, Umbria, Valle d’Aosta, Calabria dhe Basilicata.





