Riza Tola është një pensionist nga Durrësi, i cili për gati një gjysëm shekulli ka punuar në sektorin e vështirë të ndërtimit në ish-ndërmarrjen e NSHN-së.

Pas një pune të vështirë babai i 7 fëmijëve merr një pension nga shteti prej 158 mijë lekësh të vjetra. "Me aq lekë vetëm mbaj frymën gjallë", thotë ai.

Ndërsa i vetmi argëtim është takimi me bashkëmoshatarët e tij duke shtyrë ditën e duke luajtur letra në lulishten përpara godinës së postës Shqiptare.

Ndërsa kanë mësuar faktin se nuk do të marrin shpërblim për festat e fundvitit, pensionisti thotë se brezat e ardhshëm do e kenë edhe më keq të ardhmen për aq kohë sa qeveria shpenzon për një kilometër rrugë 20 milionë euro.

Fëmijët i janë shpërndarë, dhe tani i moshuari nga Durrësi mbetet në shpresë të pensionit që merr bashkë me bashkëshorten.

K.H.