Një 43-vjeçar në Tiranë ka rënë nga çatia e banesës ku po punonte dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Sipas policisë në pranga është vënë pronari i banesës pasi pas hetimeve të kryera është zbuluar se 48-vjeçari po kryente punime pa lejen e organeve përkatëse.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën “Agush Gjergjevica”, duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.