Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 43-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

E dëmtuara ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk e ndaloi autorin të përsëriste aktin e dhunës.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. V., banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin D. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.