Një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se viktima është shtetasi Ilirjan Binjaku.

“Sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç. Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.