Aktorja Jessica Simpson publikoi një foto të vetes pas katër vitesh, për të treguar transformimin që ka pësuar që kur hoqi dorë nga alkooli. Ajo shkroi në Instagram se “versioni” i saj i paraqitur në foto është një person që ende nuk është shëruar nga traumat e së kaluarës, shkruan “Page Six”.
“Ky person në foton e realizuar më 1 nëntor 2017, është një version i panjohur i vetes sime. Kisha kaq shumë gjëra për të eksploruar te vetja derisa ta zbuloja.”, ka mbishkruar ajo foton, ku shfaqet pa grim dhe me sy të fryrë që të bëjnë të mendosh se mund të ketë qarë.
“E dija që pikërisht në këtë moment do t’ia lejoja vetes të rimerrte dritën, të fitonte betejën e brendshme të respektit ndaj vetvetes dhe ta sfidonte këtë botë me qartësi të thellë.”- shtoi ajo.
Aktorja e dinte se duhej ta linte alkoolin, sepse ishte “e lodhur” nga shmangia e problemeve të saj.
Simpson pranoi se kishte varësi nga alkooli dhe pilulat në vitin 2020, kur rrëfeu kujtimet e saj. Ajo zbuloi se varësia iu shkaktua pjesërisht nga trauma e abuzimit seksual në fëmijëri, që filloi kur ajo ishte 6 vjeçe.